×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    28 vjet nga vrasja e Andres Escobar, ‘krimi’ i tij ishte një autogol në Kupën e Botës

    Insajderi
    02 July 2022 - 18:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Amerika e Jugut shumë shpesh ka ditur të dhurojë shumë lojtarë, por që njëkohësisht ka vuajtur edhe nga shumë tragjedi,

    Ishte një ndeshje në Kupën e Botës që u zhvillua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë vitit 1994, që për një lojtar do të ishte me fund të trishtë.

    Lojtari i Kombëtares së Kolumbisë, Andres Escobar shënoi një autogol ndaj SHBA-së, që pas 10 dite do të vritej për të.

    Ia vlen të përmendet se ishte shumë afër madje edhe të transferohej te skuadra e Milanit, atë verë, që ishte kampione si në Evropë, ashtu edhe në Itali.

    Më poshtë mund të gjeni historinë e plotë se si rrodhi e gjithë ngjarja.

    35 minutat e pjesës së parë kishin përfunduar në stadiumin “Rose Bowl” në ndeshjes mes SHBA-së dhe Kolumbisë në Los Angeles.

    Nga skaji i majtë, një kros i amerikanit John Harkes u nis në drejtim të zonës kolumbiane.

    Për të shmangur çdo rrezik, Andres Escobar u hodh me këmbët përpara dhe, përkundër dëshirës së tij, futi topin në portën e Oscar Córdoba.

    Kjo histori mund të ishte reduktuar në një lojë fatkeqe nga ato shumë që ndodhin zakonisht në një lojë futbolli.

    Megjithatë, ishte prologu i një ngjarjeje të tmerrshme: mbrojtësi u vra dhjetë ditë më vonë. Një tragjedi.

    Më shumë se kaq: një vrasje absurde në një kohë të trazuar në Kolumbi.

    Më 22 qershor 1994, ekipi i kafesë u përpoq të ngrinte kokën pas humbjes nga Rumania në debutimin e Kupës së Botës.

    Pas fitores jetike 5-0 ndaj Argjentinës më 5 shtator 1993 në kualifikueset, Kolumbia ishte kthyer në një nga favoritët për të fituar Kupën e Botës në Shtetet e Bashkuara ’94.

    Entuziazmi ishte tejet i madh. Iluzioni, i pafund. Tifozët imagjinuan Kupën e Botës në duart e Pibe Carlos Valderrama, figura kryesore e një skuadre që kishte lojtarë të shquar si Freddy Rincón, Faustino Asprilla, Adolfo Tren Valencia, Leonel Álvarez dhe Andrés Escobar, ndër të tjerë.

    Ëndrra filloi të shndërrohej në një makth nga një ditë në tjetrën. Përgatitja përfshinte rreth 15 ndeshje miqësore, disa jo shumë kërkuese. Përqendrimi në qytetin e Fullertonit, në shtetin e Kalifornisë, i kishte hapur dyert për adhuruesit e kafesë që të hynin dhe të bënin foto me idhujt e tyre.

    Më 18 qershor, Kolumbia humbi ndaj Rumanisë së Gheorghe Hagit.

    Katër ditë më vonë iu shfaq mundësia për ta lënë pas atë disfatë. Megjithatë, diçka kishte ndryshuar. Kritikat e shtypit kolumbian u bënë të tërbuara, mosbesimi i tifozëve u përshkallëzua me një virulencë të papritur.

    Në përqendrimin tashmë gjithnjë e më pak të këndshëm të hotelit Marriott në Fullerton, mbërritën kërcënimet ndaj lojtarëve dhe stafit stërvitor.

    Ata kërkuan që trajneri Maturana të mos përfshijë në skuadër Gabriel Barrabás Gómez, i cili kishte luajtur dobët ndaj rumunëve. Frikësimet kishin në shënjestër edhe familjen e mesfushorit të Atlético Nacional de Medellín. Trajneri preferoi të mos rrezikonte dhe vendosi Hernán Gaviria si titullar.

    Maturana tentoi të ndryshonte fytyrën e skuadrës së tij, por ndryshimet që bëri nuk dhanë rezultatin e pritur. Në fakt, sapo u rikthyen nga pushimi në mes pjesëve, kolumbianët u gjendën në disaavantazh me një gol të Earnie Stewart. Fitorja në ndeshjen e fundit ndaj Zvicrës me rezultat 2-0, nuk shijoi asgjë.

    “Ishte e vështirë në atë kohë sepse nuk e prisja. Nuk e kisha menduar kurrë se do të shënoja autogol. Tani do të pushoj në Medellín, pas dy javësh do të paraqitem me Atlético Nacional për të luftuar për turneun vendas dhe Superkupën”.

    Fjalët e Escobar-it pas lamtumirës së papritur në Kupën e Botës.

    Mbrojtësi u kthye në vendin e tij dhe u përpoq të rikuperonte jetën e tij normale.

    Më 2 korrik, dhjetë ditë pas veprimit të tij fatkeq, ai pranoi ftesën e mikut të tij Juan Jairo Galeano për të shkuar në klubin e natës El Indio.

    Ata shoqëroheshin nga bashkëshortja e ardhshme e futbollistit, Pamela Cascardo. Dasma ishte planifikuar për në fund të vitit ’94, raporton Laprensa, transmeton Klankosvoa.tv.

    Kolumbia ishte një vend i tronditur nga trafiku i drogës.

    I ulur në tavolinën e tij, Escobarit iu afruan vëllezërit Pedro dhe Juan Santiago Gallón Henao, të dyshuar të lidhur me grupe paraushtarake dhe kartele të drogës.

    “Autogol, Andrés, autogol!”, i bërtitën me sarkazëm. Mbrojtësi i matur, kërkoi respekt. Ngacmimet vazhduan. Zotëria i futbollit zgjodhi të largohej nga vendi. Gallón Henao e ndoqi atë në parking. Ata ruajtën rrethimin e tyre. Escobar kërkoi edhe një herë respekt. “Ti nuk e di se me kë po ngatërrohesh”, tha Juan Santiago, më i madhi i vëllezërve.

    Papritur Humberto Muñoz, shofer i familjes Gallón Henao, u shfaq me një revole në dorë. Ai përsëriti fjalët e Juan Santiago-s për Escobar dhe e zbrazi revolen nga afër. Gjashtë plumba kanë goditur trupin e futbollistit.

    Pamela dhe Juan Jairo Galeano e dërguan mbrojtësin në makinë dhe e çuan në spital. Ishte e kotë. Escobar, 27 vjeç, gati për t’u transferuar në AC Milan, vdiq 25 minuta më vonë.

    Vrasësi kaloi vetëm 12 vjet në burg. Ai u la i lirë për sjellje të mirë pasi kreu gjysmën e dënimit.

    Escobar, i cili njihej në botën e futbollit si “Kalorësi”, pagoi në këtë mënyrë jetën e tij.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark