×
  • Lajme
  • Insajderi

    297 pacientë me Covid-19 të shtrirë në QKUK, 28 në gjendje të rëndë

    Insajderi
    08 May 2021 - 12:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka njoftuar se 414 pacientë janë duke u trajtuar në klinikat për Covid-19 dhe në spitalet e përgjithshme.

    Prej tyre 297 janë të konfirmuar pozitiv me koronavirus teksa 28 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

    307 janë nën asistimin e oksigjeno-terapisë.

    Njoftimi i plotë:

    414 pacientë në trajtim në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme

    Vazhdon trendi i rënies së numrit të pacientëve që po kërkojnë spitalizim në kuadër të klinikave COVID në QKUK dhe spitalet e përgjithshme.

    Bazuar raportet e datës 8 maj 2021 nga të gjitha njësitë që trajtojnë pacientë në COVID në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës,  në trajtim janë 414 pacientë, 297 pacientë  janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 28 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 307 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

    Në QKUK janë të shtrirë 175 pacientë

    13  prej tyre në gjendje të rënduar

    108  të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë

    135 me oksigjeno-terapi

    Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave

    Klinika Infektive, 85 pacientë

    Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 13 pacientë

    Klinika e Pulmologjisë, 62 pacientë

    Mjekimi Intensiv -COVID, 13 pacientë + 2 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive

    Klinika e Pediatrisë, 1 pacient

    Klinika e Gjinekologjisë, 1 paciente

    Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 239 pacientë

    15 në gjendje të rënduar

    189 të konfirmuar pozitivë

    171 me oksigjeno-terapi

    Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

    Spitali i Prizrenit, 43 pacientë

    Spitali i Gjakovës, 36 pacientë

    Spitali i Pejës, 54 pacientë

    Spitali i Gjilanit, 37  pacientë

    Spitali i Ferizajt, 35 pacientë

    Spitali i Mitrovicës, 28 pacientë

    Spitali i Vushtrrisë, 6  pacientë

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark