×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    3 arsyet e çuditshme pse partneri juaj nuk ka dëshirë të kryejë marrëdhënie intime

    Insajderi
    10 October 2021 - 10:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    3 arsyet e çuditshme pse partneri juaj nuk ka dëshirë të kryejë marrëdhënie intime

     19:40 | 8 Tetor 2021

    Mund të jetë për arsye valide, por nganjëherë, janë edhe arsye si këto më poshtë…

    Nëse e dashura apo i dashuri juaj shpesh herë nuk ka dëshirë të kryejë marrëdhënie seksuale atëherë , mund të  jetë duke ndodhur diçka më shumë sesa ajo që mendoni. Këtu janë disa faktorë  të mundshëm:

    Shumë shpërqendrime

    Këto ditë, është e vështirë të ulesh në krevat dhe të shikosh Tv me partnerin tënd ose të dalësh në darkë në një restorant të këndshëm, pa e parë telefonin tënd çdo pesë minuta. Dhe kjo mund të shtyjë seriozisht në probleme dhe distancë midis çifteve. “Nëse ju ndodh diçka e tillë atëherë problemi është pikërisht ky objekt, telefoni, tableti, laptopi  dhe jo partneri juaj. Është koha për të bërë disa ndryshime,” thotë Celeste Holbrook, këshilltar i shëndetit seksual në Fort Ëorth, Texas. “Vendosni telefonin tuaj në kuzhinë dhe larg dhomës së gjumit.

    Mungesa e stërvitjes

    Kur ju rriten rrahjet e zemrës dhe filloni të djersitni, trupi juaj  lëshon ato që njihen si endorfina, ose kimikate që ju vendosin në një gjendje shpirtërore më të mirë, sipas ekspertëve të Universitetit McGill. Kjo gjë mund t’ju bëjë të keni më shumë dëshirë për të kryer marrëdhënie me partnerin shoqëruar me një rritje të besimit të trupit falë stërvitjes tuaj.

    Ilaçet

    Shumë ilaçe mund të shkaktojnë epsh të ulët ose të kenë efekte anësore si thatësia vaginale. Antiistaminikët mund të thajnë të gjitha membranat tuaja, nga hunda deri te vagina juaj, shpjegon Dr. Holbrook. “Mund të ndjeheni të interesuar për seksin, por duhet të përdorni disa lubrifikues për t’u siguruar që është i rehatshëm dhe jo i dhimbshëm.” Gjithmonë flisni me mjekun tuaj për efektet anësore para se të filloni një ilaç. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark