×
Make Up

3 metoda natyrale për të zhdukur njollat kafe të diellit

Insajderi
16 September 2019 - 17:21
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Shpesh, nga dëshira për t’u nxirë sa më shpejt, e teprojmë me kohën e qëndrimit në diell. Si pasojë, formohen njollat. Disa tipe lëkurash janë më të prirua të krijojnë njolla krahasuar me disa të tjera.  Çfarë duhet bërë në këto raste? Si fillim duhet të theksojmë rëndësinë e përdorimit të kremit solar. Më pas, për të zhdukur njollat e errëta të diellit, mund të ndjekim këto këshilla në kushtet e shtëpisë:

Eksfolim me mjaltë dhe sheqer

Eksfolimi është një nga mënyrat më të mira për të zbardhur lëkurën. Që të ketë efekt maksimal, duhet bërë rregullisht në ditë të caktuara të javës. Për një eksfolim optimal, mund të përdorni dy përbërës të thjeshtë: sheqer dhe mjaltë.

Përdorimi i mjaltit është thelbësor pasi është një përbërës hidratues që tonifikon dhe qetëson lëkuën.

Sheqeri (i bardhë ose kaf) është i nevojshëm për të krijuar një pastë me efekt eksfoliues në lëkurë. Nëse masa është shumë kompakte, mund t’i shtoni pak ujë për ta holluar disi.

Tonik me bazë limoni

Limoni është gjithmonë një përbërës që përdoret për të eliminuar njollat e errëta në lëkurë. Megjithatë, është e rëndësishme të evitoni ekspozimin në diell pas përdorimit të tij, sepse mund t’ju shfaqen njolla të reja. Momenti më i mirë për të aplikuar tonikun me bazë limoni është mbrëmja. Mjafton të përzieni pak lëng limoni me pak ujë.

Hidratim me aloe vera

Pasi të keni eksfoliuar lëkurën me limon dhe mjaltë si dhe pasi të keni aplikuar tonikun me limon, hapi i radhës është hidratimi. Aplikoni pak aloe vera në lëkurë dhe lëreni gjithë natën.

Masa parandaluese për njollat në lëkurë:

Kushtojini vëmendje ekspozimit korrekt në diell. Zgjidhni factor mbrojtës në përshtatje me lëkurën dhe aplikojeni disa herë në ditë.

Përdorni aksesorë mbrojtës si syzet, kapelja dhe një shall për shpatullat.

Përveç njollave të errëta, ekspozimi i gabuar në diell rrit edhe shanset për tumore të lëkurës. Parandalimi është gjithmonë ilaçi më i mirë.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark