×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    32 të vdekur pas aksidentit në Greqi, presidentja ngushëllon popullin grek

    Insajderi
    01 March 2023 - 09:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime për aksidentin tragjik hekurudhor në Greqi.

    Osmani ka shkruar në Twitter se “zemrat tona janë me popullin grek”.

    “Zemrat tona janë me njerëzit e Greqisë në vijim të aksidentit shkatërrues të trenit dhe humbjes tragjike të jetës”.

    “Ne i shtrijmë ngushëllimet tona më të thella për familjet dhe të dashurit e viktimave dhe dëshirojmë një shërim të shpejtë për të dëmtuarit”, ka shkruar Osmani.

    Një tren me pasagjerë është përplasur me një tren mallrash në veri të Greqisë, duke lënë të vdekur 32 persona, ndërsa të paktën 85 janë plagosur.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark