×
Show / Fashion

33 vjeçari me një “këmbë në varr”, ndryshimi i pabesueshëm i shoferit të autobusit

Insajderi
20 September 2019 - 17:38
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një shofer autobusi, 33 vjeç, po prekte fundin, kur arriti një peshë trupore gati 165 kilogramë. Mjekët i kishin thënë Iain McLeod nga Dandi i Skocisë se ishte me një “këmbë në varr”.

Problemet shëndetësore të shkaktuara nga mbipesha, po i merrnin jetën atij, presion i lartë i gjakut, dhimbje të shpinës të shkaktuara nga nervi shiatik e probleme të tjera.

Iain ka rrëfyer se ai është ndërgjegjësuar për situatën në të cilën kishte arritur në një moment, ndërsa ishte duke provuar pantallona të reja për punën e tij dhe zbuloi se ishte e vështirë për të gjetur një palë të duhura.

I vendosur për të ndryshuar, ai hoqi dorë nga mishi dhe filloi menjëherë palestrën, duke e praktikuar atë 3 herë në javë. Babai i dy fëmijëve arriti të bjerë në peshë, duke arritur atë ideale, 76 kilogramë nga 165 që ishte më parë e tani është më i lumtur se kurrë më parë me fizikun e tij.

“Në një intervistë për “The Sun Online”, ai u shpreh: Harroni gjithçka dhe vraponi ose përballuni me problemin. Pa më të voglin dyshim, unë jam tashmë më i lumtur se kurrë më parë. Personi i mëparshëm nuk ‘isha unë”.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark