×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    40 ditë pas rrëzimit të avionit, gjenden të gjallë katër fëmijë në xhunglën e Amazonës

    Insajderi
    10 June 2023 - 09:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Katër fëmijë janë gjetur të gjallë më shumë se një muaj pasi avioni i tyre u rrëzua në xhunglën e Amazonës së Kolumbisë, ka thënë presidenti i vendit.

    Vëllezërit e motrat, të moshës 13, nëntë, katër vjeç dhe një foshnjë një vjeç, ishin në bordin e avionit me nënën e tyre, një pilot dhe një bashkëpilot kur ai u rrëzua më 1 maj.

    Nëna e tyre dhe të rriturit e tjerë në bordin e avionit vdiqën

    Presidenti Gustavo Petro tha se gjetja e fëmijëve pas javësh kërkimi ishte “një gëzim për të gjithë vendin”.

    Ai e quajti atë një “ditë magjike”, duke shtuar: “Ata ishin vetëm, ata vetë arritën një shembull të mbijetesës totale që do të mbetet në histori. Këta fëmijë janë sot fëmijët e paqes dhe fëmijët e Kolumbisë”.

    Petro ndau një fotografi të disa anëtarëve të ushtrisë dhe komunitetit indigjen që kujdeseshin për vëllezërit e motrat, të cilët ishin zhdukur për 40 ditë, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv.

    Avioni Cessna 206 me të cilin po udhëtonin fëmijët dhe nëna e tyre po fluturonte nga Araracuara, në provincën Amazonas, për në San José del Guaviare, kur lëshoi ​​një alarm për shkak të dështimit të motorit.

    Trupat e tre të rriturve që kishin qenë me ta u gjetën në vendin e rrëzimit nga ushtria.

    Informacioni paraprak nga autoriteti i aviacionit civil sugjeroi se fëmijët u shpëtuan nga rrënojat dhe u endën në pyll për të gjetur ndihmë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark