×
  • Lajme
  • Insajderi

    49 persona të shëruar nga koronavirusi brenda 24 orëve në Kosovë

    Insajderi
    21 October 2020 - 15:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKShPK), ka njoftuar se 49 persona janë shëruar nga koronavirusi.

    Sipas njoftimit thuhet se janë testuar 974 ku 124 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, përcjell Gazeta Insajderi.

    “49 të shëruar dhe 124 raste me Covid-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 974 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 124 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, thuhet në njoftim. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark