×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    5 fakte rreth personazheve të famshëm që ndoshta i keni humbur

    Insajderi
    13 December 2022 - 14:35

    Duket sikur dimë gjithçka për yjet e famshëm të Hollivudit. Por si njerëz të zakonshëm, edhe ata kanë skeletet e tyre në dollap. Për shembull, Katty Perry mbante tufë flokësh të Taylor Swift dhe Miley Cyrus, dhe në kohët e vjetra, Ryan Gosling humbi shansin e tij për t’u bërë një nga anëtarët e Backstreet Boys.

    1. Michael Jackson donte të blinte Marvel.

    Në fund të viteve ’90, Michael Jackson mendoi të blinte Marvel Comics dhe synoi të bënte një film Spider-Man. Krijuesi i superheroit të famshëm, Stan Lee, u takua me Jackson në pasurinë e tij dhe diskutoi mundësinë e blerjes. Megjithatë, Lee kurrë nuk e kuptoi nëse Jackson donte të drejtonte apo të luante në filmin Spider-Man.

    1. Ellen DeGeneres është e lidhur me Kate Middleton.

    Ellen DeGeneres është një e afërme e largët e Kate Middleton. Komediania televizive amerikane dhe dukesha britanike janë kushërinj të pesëmbëdhjetë, dhe paraardhësi i tyre i përbashkët është Sir Thomas Fairfax dhe gruaja e tij, Anne Gascoigne, e cila jetoi në Britani në fillim të shekullit të gjashtëmbëdhjetë.

    1. Katy Perry mbante një tufë flokësh të Taylor Swift (dhe të Miley Cyrus).

    Katy Perry mbante një tufë flokësh të Taylor Swift në çantën e saj. Në një nga ceremonitë e Grammy-t, Perry ndau dhomën e zhveshjes me Miley Cyrus dhe Swift. “Unë i kërkova secilës prej tyre të më priste nga një tufë dhe i mbaja flokët në çantë. Po, unë jam një fanatike!” ka thënë këngëtarja.

    1. Leonardo DiCaprio u emërua pas Leonardo da Vinçit.

    E ëma e Leonardo DiCaprio-s zgjodhi emrin e djalit të saj kur po shikonte një pikturë të Leonardo da Vinçit në një galeri në Firence ndërsa ishte shtatzënë. Në atë moment, fëmija lëvizi për herë të parë.

    1. Tilda Swinton dhe Princesha Diana ishin shoqe klase.

    Tilda Swinton dhe Princesha Diana ishin në të njëjtën klasë. Aktorja britanike vjen nga një familje e lashtë skoceze. Swinton ishte 10 vjeç kur prindërit e saj e dërguan atë në një shkollë me konvikt në Kent, ku studionin fëmijët e aristokratëve britanikë, përfshirë Princeshën e ardhshme të Uellsit.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark