×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    5 ide sesi të visheni bukur edhe kur bie shi

    Insajderi
    28 November 2023 - 19:21

    Ka ditë kur të gjithëve na ndodh që nuk dimë se çfarë të veshim. Dhe kur bie shi gjërat bëhen edhe më të komplikuara. Por mos u merakosni, pasi mund të visheni mirë edhe kur bie shi. Thjesht planifikoni përpara dhe mbani rrobat dhe aksesorët e duhur në veshjet tuaja.

    Nuk po flasim vetëm për mushama, çizme shiu dhe çadra, të cilat padyshim mbeten aleatët numër një, veçanërisht në rast stuhish ose rrebesh intensive. Artikujt në të cilët mund të mbështetemi në rast moti të keq, janë më të shumtë nga sa mund të mendoni.

    Funde midi dhe minifunde, pantallona të shkurtra dhe të gjitha ato veshje të prera në kyçin e këmbës ose më lart që mund të na pengojnë të qëndrojmë të lagur dhe të ftohtë gjatë gjithë ditës. Por edhe pallto me kapuç, pardesy, çizme deri në kyçin e këmbës dhe këpucë të sheshta me taban.

    Për t’u frymëzuar, hidhini një sy këtyre pamjeve. Kemi sjellë 5 kombinime të thjeshta dhe në modë, perfekte për t’u dukur bukur kur bie shi.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark