COVID19 test for diagnosis new corona virus

13:51 - 22 Shtator 2020

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut informon se në 24 orët e fundit janë kryer 1618 teste, ndërsa janë konfirmuar 88 raste të reja me Covid-19.

Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 135 pacientë të kuruar.

Nga Covid-19 në 24 orët e fundit vdiqën 5 persona, një pacient nga Tetova (53 vjet), një nga Gostivari (60 vjet), Prilepi (57 vjet), Struga (60 vjet) dhe një pacient nga Manastiri (60 vjet).

Numri i përgjithshëm i pacientëve të trajtuar nga Covid-19 nga fillimi i pademisë është 16867, ndërsa numri i pacientëve të shëruar është 14084. Numri i vdekjeve është 705 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 2078.