×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    50 mijë euro shkojnë huq – tregu i Podujevës ndërron lokacion pa u funksionalizuar asnjëherë, investimi i ri kushton 1 milion  

    Insajderi
    25 February 2023 - 13:52

    Tregu i gjelbër në Podujevë u ndërtua 6 vite më parë, por, nuk u funksionalizua asnjëherë. Ani pse vlera e tij ishte rreth 50 mijë euro, dy qeveritë komunale dështuan në aktivizimin e këtij investimi. Tashmë është vendosur që tregut t’i ndërrohet lokacioni, shkruan Insajderi.

    Anëtarët e Kuvendit Komunal kanë marrë vendim që tregu të zhvendoset në hapësirën ku tash është Stacioni i Autobusëve.

    Lidhur me këtë vendim, Gazeta Insajderi ka kontaktuar zyrtarët komunal në Podujevë. Nënkryetarja Marigona Lahu konfirmoi se në hapësirën e tij do të ndërtohet një qendër multifunksionale me vlerë mbi 1 milion euro.

    Kuvendi  Komunal me shumicë votash , pas propozimit nga Drejtoria për Kulture ,Rini dhe Sport, merr vendim  që në hapësirën ekzistuese të Tregut të Gjelbër të qytetit, të vendoset Qendra Multifunksionale, me vlerë mbi 1 milion euro, e cila do të ketë hapësirë për zhvillimin e shumë aktiviteteve të fushës së kulturës dhe aktiviteteve tjera të domosdoshme për rininë”, tha Lahu.

    Tutje, nënkryetarja Lahu fajin për mos mosfunksionalizim të tregut aktual ia la pushtetit të kaluar, LDK’së, derisa tha se tregu i ri do të kushtojë rreth 1 milion euro.

    Pas disa tentimeve për ta funksionalizuar tregun, të cilat kane dështuar si pasojë e keqplanifikimit në të kaluarën. Lokacioni ku është tregu, nuk është lokacion, i cili u përgjigjet nevojave të shitësve dhe blerësve. Tregu aktual nuk përmbush nevojat elementare për shitësit. Tregu i ri do të jetë një prej tregjeve më moderne në Kosove, i cili pritet te kushtoje rreth 1 milionë euro”, ka thënë nënkryetarja Lahu për Insajderin.

    Tregu i gjelbër është ndërtuar në vitin 2017 dhe ka kushtuar rreth 50 mijë euro, 10 mijë prej të cilave i ka investuar Instituti RIINVEST.

    Edhe pse zyrtarët komunalë i kishin ofruar falas hapësirat e tij në vitin e kaluar, tezgat kanë mbetur të pashfrytëzuara nga tregtarët.

    Gazeta Insajderi

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark