×
  • Lajme
  • Lajme

    60 orë pa u ngritur nga shtrati: Mali i Zi me kampion të ri të përtesës, ja çfarë fitoi

    Insajderi
    23 August 2022 - 14:48

    Zharko Pejanoviq është fituesi i garës së 12-të për përtesë, i cili tradicionalisht mbahet në Mal të Zi në fshatin “Crna Gora”, jo shumë larg prej Nikshiqit.

    Pejanoviç duroi 60 orë i shtrirë dhe fitoi 350 euro për përpjekjet e tij, një fundjavë në fshatin etno, drekë për dy në një restorant në Podgoricë dhe shumë çmime të tjera sponsorizuese.

    “Nuk ishte e vështirë. Më besoni, as nuk u ngroha”, tha ai.

    “Kur shoqëria vjen për të mbështetur konkurrentët është kënaqësi, por gabimi më i madh është kur vjen familja e dikujt. Kur vjen familja e dikujt, është e vështirë të mos ngrihesh”, shpjegoi ai.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark