×
  • Lajme
  • Insajderi

    600 euro të falsifikuara paraqitën në polici

    Insajderi
    22 January 2022 - 09:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dje janë raportuar në polici tri raste të ndryshme, që kanë të bëjnë me falsifikim të parave.

    Në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë, ndodhën dy raste ku në njërin zyrtarët e bankës hasën në një kartmonedhë prej 50 eurove që dyshohet se është fallco dhe në rastin tjetër hasën në një kartmonedhë prej 500 eurove.

    Ndërsa, rasti tjetër ka ndodhur në rrugën Rexhep Luci në Prishtinë, ku zyrtarët e bankës kanë deklaruar se kanë hasur në një kartëmonedhë prej 50 eurove, që po ashtu dyshohet të jetë e falsifikuar.

    “Më 21.01.2022 ankuesja femër kosovare, zyrtare e një banke, ka deklaruar se më 17.12.2021 nga punëtorët e një marketi janë deponuar një sasi e parave. Nga të cilat është hasur në një kartëmonedhë prej 50 € e cila dyshohet se mund të jetë e falsifikuar. Nga njësia përkatëse policore kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet.

    Më 21.01.2022 ankuesja femër kosovare, zyrtare e një banke, ka deklaruar se ka hasur në një kartëmonedhë prej 500 € e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Nga njësia përkatëse policore kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet.

    Me datë 21.01.2022 ankuesja femër kosovare, zyrtare në një bankë, ka deklaruar se ka hasur në një kartëmonedhë prej 50 € e cila dyshohet se mund të jetë e falsifikuar. Nga njësia përkatëse policore kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark