Një hulumtim i bërë së fundmi, ka raportuar se kanceri në disa vende ka filluar të bëhet shkaktari numër një i vdekjeve në botë, duke i lënë pas sëmundjet e zemrës, shkruan Dailymail.
Sëmundjet e zemrës deri tani kanë qenë shkaktari numër një i vdekjeve në botë, mirëpo dekadën e fundit kanceri është duke e kaluar atë.
Studimi i bërë nga një grup hulumtuesish ka analizuar 160.000 persona të 21 vendeve të ndryshme, dhe ka gjetur se shumica e vdekjeve në dekadën e fundit, janë të shkaktuara nga kanceri. Sipas “British Heart Foundation”, sëmundjet e zemrës i shkaktojnë më shumë se 170.000 vdekje çdo vit. Në anën tjetër kanceri është fajtor për 541.000 vdekje në Britaninë e Madhe.
Në këtë hulumtim është vërejtur se kanceri është shkaktari kryesor i vdekjeve vetëm në vendet e zhvilluara.
Ky fenomen shpjegohet me faktin se njerëzit, që jetojnë në vende të zhvilluara kanë më shumë kujdes ndaj ushqyerjes dhe faktorëve të tjerë, të cilët njihen si shkaktarë të sëmundjeve të zemrës.
“Në një të ardhme të afërt, pritet që kanceri të bëhet shkaktari numër një i vdekjeve në të gjitha vendet e botës”, tha autori i këtij studimi.
Njohja e faktorëve që i shkaktojnë këto sëmundje është shumë e rëndësishme në parandalimin e tyre.
Hulumtimi u publikua në revistën mjekësore “The Lancet”.