×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “75 për qind e ndërtimeve pa leje” – A rrezikohet shembja e ndërtesave në Kosovë në rast tërmeti?

    Insajderi
    21 February 2023 - 14:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shembja e objekteve të shumta në Turqi pas tërmetit ku mbetën të vdekur mbi 45 mijë njerëz ka ngritur frikë edhe në Kosovë. Kjo pasi që një numër i madh i objekteve janë pa leje dhe nuk janë të mbikëqyrura në procesin e ndërtimit, shkruan Insajderi.

    Se duhet rritur mbikëqyrja dhe prania e inspektimeve e thotë profesori universitar në Fakultetin e Ndërtimtarisë, Naser Kabashi.

    Ndërtimi në Kosovë është ngjashëm me ndërtimin në rajon dhe ka një nivel më shumë se mesatar të ndërtimit . Mirëpo ka nevojë që të rritet mbikëqyrja dhe realizimi , me theks të veçantë që institucionet të rrisin praninë e inspektimeve”, tha Kabashi.

    Ai po ashtu ka treguar se niveli ndërtimeve varet nga shkalla sizimike. Prandaj edhe nevojiten harta mikrosizmike për një vlerësim me të detajuar.

    Lartësia apo etazhiteti I ndërtimit varet prej rrezikshmërisësizmike të paraparë me hartat sizmike , që kërkojnë një detjaim e sidomos hartat për mikrozonim që të jemi më afër realitetit të ndërtimit . Për momentin shfrytëzohen hartat makrosizmike dhe nevoja është në rritje për harta mikrosizmike apo me detaje në sipërfaqet e caktuara” , pohoi profesori për Insajderin.

    Si është cilësia e ndërtimeve në Kosovë?

    Niveli i ndërtimit në Kosovë është në funksion të parametrave kryesor :

    -Projektimi, Materialet , Ekzekutimi i punimeve , Mbikëqyrja

    Kabashi tregoi se në Kosovë ka mangësi te ekzekutimi i punimeve dhe të mbikëqyrja.

    Dy pikat e para në masë të madhe plotësohen ndërsa pika 3 dhe 4 ka nevojë për një rritje, ngase lidhen me ndërtimin në përgjithësi. Në të gjitha fazat e me theks të veçantë në fazën e projektimit parashihet intenziteti sizmik dhe ne bazohemi kryesisht në Standardet Evropiane”, theksoi ai.

    Udhëheqësi i Rrjetit Sizmik, Shemsi Mustafa, bëri thirrje që ndërtimet të kryhen sipas standardeve.

    Janë tri zona, zona veriore e Kosovës që e përfshinë nga Mitrovica deri në kufi, zona veri-perëndimore deri në zonën jug-perëndimore që përfshinë nga Istogu deri në Prizren, dhe zona jug-lindore që është zona Ferizaj-Viti-Gjilan, që e përmenda tërmetin që e kishte goditur atë zonë”, ka thënë Mustafa për Insajderin.

    A rrezikohet Kosova nga tërmetet?

    Shemsi Mustafa nga Instituti Sizmik i Kosovës në një prononcim për Gazetën Insajderi ka treguar nëse Kosova mund të goditet nga tërmetet.

    Mustafa tha se duke marrë parasysh probabiliteti në përqindje sipas hartës se rrezikut sizmik, Kosova mund të goditet nga tërmete çdo 5 vjet.

    Në agjencinë tonë, jemi dy zyrtarë sizmologë, andaj edhe kapaciteti ynë për studime është shumë i kufizuar. Si obligim e kemi të bëjmë studime mikrosizmike, sidomos në zonat urbane ku planifikohet të bëhen ndërtime të larta. 5.0, 5.5 shkallë të rihterit është ndër mesatare. Faktikisht Kosova u goditë nga tri tërmete, në 2002, tërmeti goditi Gjilanin, Istogun në 2010-ën dhe Vushtrrinë në vitin 2013. Kjo tregon që brenda 13 vjetëve në Kosovë ndodhën tri tërmete me magnitudë deri në 5.7 shkallë të rihterit saqë harta e jep që probabiliteti i këtyre ngjarjeve, çdo 5 vjet mund të ndodhin tërmete në Kosovë e jep me një përqindje 72% por nëse e marrim këtë, faktikisht doli qind për qind’’, ka thënë Mustafa për Insajderin.

    Ministri i Mjedisit, i Planifikimit Hapësinor dhe i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se 75 për qind e ndërtimeve në Kosovë janë pa leje.

    Nga 352 mijë e 836 ndërtime pa leje në gjithë vendin e Kosovës, 46 mijë prej tyre ndodhen në komunën e Prishtinës. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark