×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    79-vjeçari e vret bashkëshorten 21-vjeçare në mes të restorantit

    Insajderi
    25 June 2022 - 17:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një këngëtare meksikane u qëllua për vdekje nga bashkëshorti i saj në një restorant në Mexico City ditën e premte. Yrma Lydia, 21, e cila sapo kishte nisur karrierën në muzikë, u qëllua me armë në restorantin Suntory Del Valle në jug të qytetit, nga bashkëshorti i saj 79-vjeçari, Jesús Hernández Alcocer.

    “Një burrë qëlloi tre herë me armë gruan e tij, ai u vu në pranga së bashku me një grua tjetër që e shoqëronte atë”, tha Omar García Harfuch, Sekretari i Sigurisë për Mexico City.

    Klientët në restorant kanë dëshmuar se fillimisht ka pasur një debat mes palëve, ndërsa më pas autori ka qëlluar 3 herë. Mediat shkruajnë se Alcocer u përpoq të korruptonte policinë për ta lënë të arratisej.

    Dhuna ndaj grave është rritur ndjeshëm së fundmi në Meksikë, ku çdo ditë vriten mesatarisht 10 gra./a2cnn

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark