×
  • Lajme
  • Lajme

    8 raste të të prekurve nga tuberkulozi në Durrës

    Insajderi
    22 June 2017 - 15:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Të paktën 8 persona, mes të cilëve dhe dy punonjëse të spitalit rajonal janë prekur nga sëmundja e tuberkulozit në qytetin e Durrësit.

    Ndërkohë, një  grua nga komuniteti rom, e cila nuk kishte marrë mjekim u nda nga jeta rreth një muaj më parë nga kjo sëmundje ngjitëse, që po shënon rritje në qytetin bregdetar.

    Megjithatë, mjekët sqarojnë se nuk ka vend për alarm dhe se situata është nën kontroll.

    Gjashtë nga të sëmurët me tuberkuloz, një prej të cilëve është dhe i sëmurë me HIV/AIDS, po trajtohen në pavionin e infektivit në Spitalin Rajonal të Durrësit, ndërsa dy punonjëset e lavanderisë së spitalit, që shërbenin në këtë pavion, po trajtohen në sanatoriumin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.

    Rastet kanë bërë që stafi i punonjëseve sanitare në spital t’i nënshtrohet kontrolleve dhe analizave për të përcaktuar nëse ka dhe persona të tjerë të prekur nga sëmundja infektive.

    Burime nga spitali i Durrësit bëjnë të ditur se dy nga të shtruarit me turbekuloz kanë pasur më parë familjarë të prekur nga sëmundja.

    Një pjesë e zonës së NISH-Tullës në Durrës dyshohet të jetë një vatër e sëmundjes, ndërkohë që të prekurit e tjerë janë nga zona e Plazhit dhe lagjet 7, 8 e 12 të qytetit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark