×
Show / Fashion

8-vjeçari i verbër nuk heq dorë nga pasioni i tij i madh për futbollin

Insajderi
15 October 2019 - 12:53
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mikey Poulli, është një fëmijë anglez 8-vjeçar, i cili humbi shikimin vitin e kaluar, si pasojë e një sëmundje të rëndë.

Por pavarësisht kësaj, ai nuk hoqi dorë nga pasioni i tij i madh, futbolli.

Familja gjeti një skuadër për të verbrit pranë Tottenham Football Club. Trajneri spikati aftësinë dhe kontrollin e topit prej tij, duke e marrë Mikey në skuadër.

Vogëlushi e adhuron futbollin, dhe me pasionin e tij ka treguar se ëndrrat mund të dominojnë përtej vështirësive.

Pak kohë më parë një video e Mikey duke lozur futboll, u përhap me shpejtësi, duke bërë që mediat të flasin për të.

 

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark