×
Show

Ligj i ri në Francë, e drejta për të fikur celularin pas punës

Insajderi
31 December 2016 - 15:11
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Që prej së dielës, pra nisjes së vitit të ri, kompanitë francezë janë të detyruara t’i garantojnë punonjësve të tyre të drejtën që të shkëputen nga teknologjia, ndërsa vendi përpiet të përballet me problemin serioz të punës  online edhe kur orari ka mbaruar.

Më 1 janar hyn në fuqi ligji i ri që i detyron kompanitë me më shumë se 50 punonjës që të nisin negociata për të përcaktuar të drejtën e nëpunësve që të injorojnë telefonat celularë jashtë orarit të punës. Përdorimi i tepruar i pajisjeve dixhitale është fajësuar për lidhjen psikologjike, gjumin e keq, problemet në marrëdhënie, pasi shumë punonjës nuk e dinë se kur mund ti fikin ato.

Ligji ka si qëllim të luftojë të kulturën e ashtuquajtur gjithmonë ndezur, dicka që ka sjellë rritjen e ndjeshme të orëve shtesë që zakonisht nuk paguhen. e drejta për tu shkëputur është cilësuar si një masë mbrojtëse dhe ekspertët presin që kompanitë ta përqafojnë atë me shpejtësi.

Ligji i ri është përshëndetur nga sindikatat në Francë, por ato kanë shprehur pakënaqësi pasi ai nuk parashikon sanksione për kompanitë që nuk arrijnë dot një marrëveshje me punonjësit e tyre.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark