×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    9 kg drogë, Policia jep detaje për operacionin në Veri të Mitrovicës

    Insajderi
    28 October 2022 - 21:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ia ka sekuestruar mbi 9 kilogramë marihuanë një personi me nacionalitet serb sot në Mitrovicën e Veriut.

    Pas informatave, policia ka kryer kontroll në një banesë ku dyshohej se mund të kishte lëndë narkotike.

    Në atë lokacion policia ka arritur ta arrestojë 33 vjeçarin, i cili është intervistuar dhe ndaj tij është iniciuar rasti ‘blerja, posedimi, shitja ose shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave, psikotrope ose analoge’.

    I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    “Me aktvendim nga prokurori kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje deri në 48 orë”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark