×
  • Lajme
  • Insajderi

    9 nga 28 të infektuarit i përkasin një familje në Viti, apelohet për izolim të kontakteve

    Insajderi
    22 July 2021 - 18:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, Vjollca Kadolli, ka konfirmuar se nëntë personat që u infektuan me COVID-19 në 24 orët e fundit janë familjarë mes vete.

    Ajo ka thënë se ata kanë simptoma që disa ditë, prandaj iu bën thirrje që të gjithë ata që kanë pasë kontakt me ta të izolohen

    “Nga raporti 24 orësh i IKSHP-së, sot Vitia ka 9 raste të reja me COVID-19. Deri më sot Vitia ka 1713 raste pozitive. Rastet janë nga Begunca dhe për hir tê korrektësisë, mund tê konfirmoj që janë familjarë në mes vete”.

    “Nga biseda që kam pasur me të infektuarit, simptoma kanë të gjithë që disa ditë, prandaj kërkoj që të gjithë ata qytetarê qe kane pasur kontakt me personat pozitivë, të izolohen, ndërsa ata që kanë simptoma të vijnë për testim në QKMF-Viti, në hapësirën e ndarë për COVID, çdo ditë pune prej orës 09.00-11.00”.

    Kadolli ka apeluar që të mbahet maska edhe pse masa e mbajtjes së maskës është lehtësuar

    “Gjithashtu, vaksinimi po vazhdon sipas terminëve të caktuara. Deri më sot janë dhënë 6044 vaksina”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark