×
  • Lajme
  • Insajderi

    90 pacientë po trajtohen me COVID-19 në ShSKUK

    Insajderi
    18 July 2021 - 13:33

    Në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 90 pacientë nga COVID-19.  Prej tyre, 44 janë të konfirmuar si COVID-19 pozitivë, 53 me oksigjeno-terapi dhe 2 në gjendje të rënduar shëndetësore.

    Në QKUK janë të shtrirë 82 pacientë, 37 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 50 me oksigjeno-terapi dhe 2 në gjendje të rënduar shëndetësore.

    Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave

    Klinika Infektive, 37  pacientë

    Klinika e Pulmologjisë, 45 pacientë

    Në  tre spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 8  pacientë

    7  të konfirmuar pozitivë

    3 me oksigjeno-terapi

    Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

    Spitali i Gjakovës, 2  pacientë

    Spitali i  Prizrenit, 1 pacient

    Spitali i Gjilanit, 5 pacientë.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark