×
  • Sport
  • Sport

    McClaren afër shkarkimit

    Insajderi
    09 March 2016 - 18:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trajneri i Newcastle Unitedit, Steve McClaren, është shumë afër shkarkimit nga detyra pas rezultateve dëshpëruese në javët e fundit, sidomos humbja ndaj Bournemouthit ka bërë që t’iu lëkundet karriga trajnerit anglez.

    Pas humbjes së fundit ndaj Bournemouthit në stadiumin “St. James Park”, drejtuesit e klubit nga veri-lindja e Anglisë janë “të detyruar” ta shkarkojnë ish-përzgjedhësin e Anglisë.

    Newcastle i ka të gatshëm alternativat për zëvendësimin e McClaren, dhe ata janë ish-trajneri i Real Madridit, Rafa Benitez dhe skocezi David Moyes.

    Newcastle ndodhet në pozitën e 19-të në Premier Ligë pas 28 ndeshjesh të luajtura.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark