Skandali dhe papërgjegjshmëria e zyrtarit të MPB-së në BE që mund t’i kushtojë Kosovës

Skandali dhe papërgjegjshmëria e zyrtarit të MPB-së në BE që mund t’i kushtojë Kosovës

Një zyrtar i Qeverisë së Kosovës ka shkaktuar një moment aspak të mirë në një takim me zyrtarë të BE-së dhe vendeve të rajonit. Veprimi i tij, ndoshta mund edhe t’i shkaktojë edhe dëme Kosovës.

Naim Muja, i ngarkuar me rolin e sekretarit për strategji dhe drogave nga Ministria e Punëve të Brendshme, pak para se të merrte fjalën në projektin e Bashkimit Evropian të quajtur “Role of Law”, në kuadër të EMCDDA, e ka lëshuar konferencën pa ndonjë paralajmërim.

Për këtë kanë reaguar edhe zyrtarë të BE-së të cilët kanë thënë se “është për të ardhur keq që ju nuk e shfrytëzuat mundësinë për t’u paraqitur para kolegëve të EMCDDA me gjendjen aktuale”.

Gazeta Online Insajderi ka siguruar të plotë dokumentin/ankesën lidhur me zyrtarin Muja ku bëhet e ditur se ai doli pa paralajmërim nga konferenca. Ankesa e siguruar është dërguar nga Ministria e Punëve të Jashme dhe e Diasporës për Ministrinë e Punëve të Brendshme

“Nga informatat që kemi pranuar sot (16.07.2020) nga Ambasada jonë në Bruksel dhe korrespondencës që ata kanë zhvilluar me zyrtarët relevant të BE-së, kemi kuptuar se pjesëmarrësi i paraparë për aktivitetin në fjalë ka qenë z.Naim Muja (Udhëheqës i Sekretariatit të Strategjive dhe Drogave në MPB), i cili në cilësinë e koordinatorit të Projektit rajonal, IP 7: “Role of Laë”, e në kuadër të EMCDDA është dashur që krahas pjesëmarrjes të përgatisë edhe një raport për takimin në fjalë”, thuhet në ankesën e siguruara nga Insajderi.

“Gjithnjë sipas informatave që kemi pranuar nga Brukseli, pak para radhës së paraqitjes për prezantim, z.Muja ka lëshuar konferencën pa kurfarë paralajmërimi. Zyrtarët e pranishëm të BE-së e kanë ftuar disa herë gjatë punimit të konferencës përfaqësuesin e RKS, i cili nuk është përgjigjur fare”, thuhet tutje në këtë dokument.

Gazeta Online Insajderi është në pritje të ndonjë përgjigje nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe ajo e Brendshme lidhur me këtë skandal të bërë nga zyrtari./Insajderi.org/