×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Njerëzit me këtë grup të gjakut janë më të mbrojtur nga Covid-19

    Insajderi
    01 August 2020 - 15:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Studimet e fundit kanë zbuluar se nëse personi me grup të gjakut A transmeton virusin tek një person me grup O të gjakut, personi me grup O do të ketë antitrupa që mund të luftojnë virusin.

    Sipas një numri të studimeve të publikuara përreth botës gjatë pandemisë njerëzit me grupin e gjakut O kanë më pak gjasë të infektohen me Covid-19. Por njerëzit me me grupin A janë më të rrezikuar.

    Pasi shpërtheu pandemia, një nga pyetjet që shkencëtarët dhe mjekët po i habiste ata ishte pse disa persona ishin më të cenueshëm nga koronavirusi i ri SARS-CoV-2 sesa disa të tjerë.

    Disa studime kanë hulumtuar rreth ndikimit të gjenetikës në prekshmërinë rreth kontraktimit të virusit, të tjerët e lidhin posaçërisht me rolin e grupit të gjakut. Të gjitha studimet kanë arritur në përfundim të ngjashëm: Njerëzit me grupin O të gjakut kanë më pak gjasë të infektohen me Covid-19.

    Dy studime ishin kryer në Wuhan, epiqendra e shpërthimit të Covid-19 që kishin studiuar lidhjen mes grupit të gjakut dhe sëmundjes dhe një tjetër studim është kryer në Itali dhe Spanjë rreth lidhjes mes gjenetikës dhe dështimit të sistemit respirator.

    Por siç duket më i popullarizuari është studimi më i fundit i publikuar nga kompani gjenetike 23andMe rreth dëshmive se grupi i gjakut luan një rol sa i përket Covid-19. 23andMe është kompani që ju dërgon pako të testimit gjenetik klientëve që janë të interesuar të mësojnë historinë e tyre gjenetike dhe predispozitat ndaj disa sëmundjeve të transmetuese gjenetike, siç janë disa lloje të kancerit.

    Sipas bllogut të kompanisë, ata kanë kryer një studim që përmbante më shumë se 750 mijë pjesëmarrës. Të dhënat e tyre paraprake sugjerojnë se grupi i gjakut O dukej të ishte më mbrojtës kundër virusit, dhe njerëzit me atë grup kanë rreth 9 deri 18% më pak gjasë se individët tjerë që kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark