×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    I nominuari i Trump për ambasador në Berlin, bashkëpunëtor i ngushtë i gjeneralit Clarck

    Insajderi
    02 August 2020 - 09:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka nominuar për ambasador në Gjermani, kolonelin e pensionuar, Douglas Macgregor.

    Macgregor që pritet të zëvendësojë Richard Grenellin në kryeqytetin gjerman, ka qenë i kyçur drejtpërdrejtë në fushatën e bombardimeve të NATO-s ndaj Jugosllavisë dhe bashkëpunëtor tepër i ngushtë i gjeneralit Wesley Clarck.

    Macgregor konsiderohet si një ekspert i çështjeve që ndërlidhen me sigurinë dhe strategjinë.

    Përzgjedhja e Trump për Ambasador në Gjermani duhet të konfirmohet nga Senati, ku Partia Republikane e Trump ka shumicën, transmeton express.

    Macgregor është nderuar edhe me “Kosovo Campaign Medal”, një çmim ushtarak i Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës  të cilin kishte vendosur ta ndante presidenti Bill Klinton më 3 maj të vitit 2000.

    Medalja përfshinë shërbimin ushtarak të kryer në Kosovë që nga 24 marsi i vitit 1999 deri më 31 dhjetor të vitit 2013./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark