Deputeti i VV-së shërohet nga koronavirusi

Deputeti i VV-së shërohet nga koronavirusi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka ka njoftuar se është shëruar nga pandemia COVID-19.

“Fituam një betejë personale, por jo luftën e përgjithshme ndaj COVID-19”, ka shkruar deputeti në profilin e tij në rrjetin social në Facebook.

Deputeti Uka më datë 23 korrik kishte njoftuar se pas simptomave të shfaqura, ishte testuar dhe kishte rezultuar pozitiv.

Aktualisht në Kosovë janë 3,588 raste aktive me COVID-19.

Ndërsa deri më sot janë shënuar 236 raste të vdekjes, kur vetëm në tre ditët e fundit janë shënuar numër i lartë i viktimave./ Insajderi.org