×
  • Lajme
  • Lajme

    Skandal, Mozzik shkon në Mitrovicë – policia nuk ndërhyn tek turma e mbledhur

    Insajderi
    08 August 2020 - 11:05

    Qindra fëmijë janë mbledhur në sheshin e Mitrovicës në këto momente, përkundër masave të ashpra për pandeminë që Qeveria e Kosovës ka marrë së fundmi, e me të cilat ndalohen edhe tubimet me më shumë 5 persona nëpër sheshe.

    Krejt kjo ka ndodhë pasi atje ka shkuar reperi Mozzik për ta promovuar albumin e tij, shkruan Gazeta Insajderi.

    Ka qenë vet Mozzik që përmes një video i ka ftuar fansat e tij të dalin në sheshin kryesor në Mitrovicë, por u ka thënë që atje të shkojnë më maska.

    Pavarësisht thirrjes shumë pak nga të rinjtë kanë vendosur maska, ndërsa Policia vetëm i ka përcjellë, dhe edhe nuk ka ndërhy në shpërndarjen e tyre.

    Gazeta Insajderi ka provuar ta marrë një qëndrim nga Policia në Mitrovicë rreth kësaj çështjeje, por të njëjtit ende nuk kanë dhënë asnjë përgjigje.

    Mozzik përpos Mitovicës sot ka paralajmëruar se do të jetë edhe në Vushtrri nga ora 14:00, për të vazhduar në Pejë, Gjakovë e Prizren.

    Kujtojmë se në Kosovë po vazhdojnë të regjistrohen shifra alarmante të rasateve të reja dhe viktimave nga Koronavirusi.

    Lexo edhe:

    Çmenduri, Mozzik shkon në Mitrovicë – qindra të rinj rrezikojnë shëndetin

    Shiko edhe: 

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark