×
  • Lajme
  • Lajme

    Mozzik rrezikon shëndetin e qytetarëve, sfidon shtetin dhe akuzon mediat për mashtrim

    Insajderi
    08 August 2020 - 13:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Reperi i njohur Mozzik ka nisur sot turin e tij nëpër Kosovës për ta promovuar albumin e tij “Mozzart”.

    Ai sot ka zgjedhur të shkojë në Mitrovicë, Vushtrri, Pejë, Gjakovë dhe Prizren, ndërsa i ka ftuar edhe fansat që të bëhen pjesë.

    “Mirëmëngjesi njerëz të dashur, veç dashta me ju kallzu që gjithçka është gati. Shihemi sot, ju pres krejtve, dhe ju ftoj me maska me ardh. Ju pres sot me ardh me marrë secili nga një CD”, ka thënë këngëtari në videon e publikuar në Instagram, pak para nisjes për në Mitrovicë, shkruan Gazeta Insajderi.

    Që nga nisja e tij për në qytetin verior, vet këngëtari ka publikuar disa video dhe fotografi në profilin e tij në Instagram përmes të cilave ka pasqyruar numrin e madh të qytetarëve që s’i kanë respektuar masat e qeverisë, siç janë maskat dhe distanca sociale.

    Tubimet e të rinjve në Mitrovicë dhe Vushtrri kanë ndodh para syve të policëve të Kosovës, pasi të njëjtit edhe e kanë përcjellë nga qyteti në qytet eskortën e Mozzik-ut.

    Policia s’i ka shpërndarë turmat, përkundër masave të ashpra që Qeveria i ka marrë së fundmi, e me të cilat ndalohen edhe tubimet me më shumë se pesë persona nëpër sheshe, shkruan Gazeta Insajderi.

    Pas raportimi të mediave rreth këtyre mbledhive, ka reaguar Mozzik. I njëjti i ka akuzuar mediat kinse për tituj të paqenë, ndonëse vet këngëtari e ka zbardhur krejt situatën kaotike përmes videove të shkurta në Instagram.

    “Gazetat, mediat, tmerri i rrencave dhe mashtruesve jeni ju”, ka shkruar Mozzik në Instagram, transmeton Gazeta Insajderi.

    Gazeta Insajderi ka provuar ta kontaktojë këngëtarin, Policinë, por edhe komuant përkatëse ku ai sot ka shkuar ose edhe do të shkojë më vonë, rreth tubimeve, mosshpërndarjes së qytetarëve, dhe lejeve përkatëse, por ende nuk ka marrë asnjë përgjigje.

    Reperi tashmë është rrugës për në Pejë, ndërsa më pas do të jetë edhe në Gjakovë dhe Prizren.

    Kujtojmë se në Kosovë vetëm sot janë regjistruar 190 raste pozitive, dhe 12 të vdekur nga Covid-19, ndërsa shifra alarmante kaq alarmante janë regjistruar edhe gjatë gjithë ditëve të kaluara./Insjderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    20 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark