×
  • Lajme
  • Lajme

    Mozzik mbrrinë në Pejë, Muhaxheri nuk ka informacion për tubimin në shesh

    Insajderi
    08 August 2020 - 13:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Reperi kosovarë Gramoz Aliu, i njohur me nofkën Mozzik është duke mbajtur tubime nëpër qytete të Kosovës, për të promovuar albumin e tij muzikor.

    Reperi deri më tani ka vizituar Mitrovicën dhe Vushtrrinë, si dhe do të vazhdoj rrugën pë në Pejë, Prizren, Gjakovë dhe Deçan, duke mbledhur kështu fansat e tij në kohë pandemia.

    Mozzik ka vazhduar rrugën për në qytetin e Pejës, për të takuar edhe atje fansat e tij, shkruan Insajderi.

    Gazeta ka kontaktuar kryetarin e komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherin për ta pyetur nëse reperi ka marr leje për një tubim të tillë, pasi me masat e qeverisë janë të ndaluar tubimet.

    Por, Muhaxheri është deklaruar se nuk ka informacion nëse reperi ka marr leje për ta mbajtur këtë tubim.

    “Nuk e di nuk jam i informuar”, ka thënë shkurt Muhaxheri.

    Insajderi ka kontaktuar edhe komunën e Mitrovicës dhe Vushtrrisë, por të njëjtit nuk janë përgjigjur.

    Mozzik në rrjetin social Instagram ka shpërndarë foto dhe video nga tubimet ku shihen shumë të rinjë pa maska dhe pa distancë sociale.

    Me masat e reja të qeverisë tubime janë të ndaluara./Xh.Uka/Insajderi.org

    Mozzik rrezikon shëndetin e qytetarëve, sfidon shtetin dhe akuzon mediat për mashtrim

    XH.U

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark