×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas raportimit të Gazetës Insajderi, Policia ndërpren shpërndarjen e albumit të Mozzik në qytetet e Kosovës

    Insajderi
    08 August 2020 - 15:10

    Pas vizitave në qytetin e Mitrovicës, Vushtrrisë, Pejës e Deçanit, destinacioni tjetër për promovimin e albumit “Mozzart”, të reperit Mozzik ishte në Gjakovë, por kjo këtij të fundit kjo iniciativë i mbeti në gjysmë pasi intervenoi Policia e Kosovës.

    Në Instastoryt e tij në Instagram ai kishte publikuar video të ndryshme, ku u pa një numër i madh i qytetarëve pa maska dhe pa distancë, edhe pse Qeveria e Kosovës ka ndaluar tubimet në masë.

    Shumë prej mediave u mbushën me shkrime dhe kritika rreth faktit se reperi po rrezikon jetën e qytetarëve, duke organizuar tubime të tilla në masë, në një kohë ku distancimi social është obligativ shkaku i virusit COVID-19.

    Pastaj, ai publikoi në InstaStory edhe një shkrim revoltues, duke treguar irritimin e tij me mediat, që kanë raportuar për tubimin dhe mos mbajtjen e distancës.

    Për, këtë rast gjatë gjithë ditës ka raportuar edhe Gazeta Insajderi.

    Mozzik rrezikon shëndetin e qytetarëve, sfidon shtetin dhe akuzon mediat për mashtrim

    Mozzik mbrrinë në Pejë, Muhaxheri nuk ka informacion për tubimin në shesh

    Insajderi ka kontaktuar edhe drejtorin e Policisë, Rashit Qalaj, i cili ka reaguar ndaj tubimeve të cilat po i mban reperi kosovar, Mozzik, në qytetet e Kosovës.

    Qalaj ka thënë se policia duhet të intervenojë dhe nuk duhet të lejojë turma të tilla të njerëzve.

    “Ai e ka marr një leje në qendrën operative të MPB-së, ata janë përgjegjës. Policia duhet të intervenojë dhe nuk duhet të lejojë turma të tilla. Tash unë do të merrem me të”, ka thënë Qalaj për Insajderin.

    E, pas raportimit të Insdajderit ka ndërhyrë Policia e Kosovës ku ka kërkuar ndërprerjen e shpërndarjes së albumit të Mozzik.

    Këtë e ka bërë të ditur vet reperi përmes një postimi në Instagram.

    Përmes, këtij postimi ai ka akuzuar përsëri mediat për siç ka thënë kanë ndikuar në ndërprerjen e kësaj iniciative.

    “Për shkaqe të mediave mashtruese që nxitën panik, Policia dha urdhër që ta ndërpremë këtë iniciativë dhe më falni por më duhet ta anulojmë shpërndarjen e albumit në qytetet e radhës duke respektuar vendimin dhe urdhrin e Policisë”, ka shkruar Mozzik./Insajderi.org

     

     

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark