×
Show

Mozzikut i ‘djeg’ raportimi i medieve për skandalin e sotëm, fillon fushatë kundër tyre

Insajderi
08 August 2020 - 20:22

Këngëtari nga Ferizaj, Gramoz Aliu i njohur si Mozzik, sot u bë top-lajm për grumbullim të një numri të madh njerëzish në kohë pandemie.

Në kohën kur shifrat e të prekurve me koronavirus po rriten, ai pa distancë e masa mbrojtëse, ka tubuar njerëz për të promovuar albumin e tij, shkruan Gazeta Insajderi.

Raportimi i medieve në lidhje me këtë veprim aspak të mirë, shihet që atij i ka penguar.

Mozzik përmes rrjetit social “Instagram”, ka nisur një fushatë kundër disa nga medieve vendore që kanë raportuar rreth ngjarjes së sotit.

Ai në “Instagram” i ka porositur ndjekësit e tij që mediet t’i raportojnë dhe mos t’i ndjekin./Insajderi.org/

Mozzik rrezikon shëndetin e qytetarëve, sfidon shtetin dhe akuzon mediat për mashtrim

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark