×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri: Qetësinë nga virusi na e prishi patrullimi i xhandarëve serbë në Karaçevë

    Insajderi
    08 August 2020 - 20:46

    Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri i është gëzuar siç ka thënë ai fundjavës së qetë të komunës së tij që u trazua nga numri i madh i të infektuarve dhe të vdekurve nga COVID-19 që nga shfaqja e tij.

    Por, sipas tij gjithë këtë qetësi e ka prishur xhandarmëria serbe që hyri për patrullime në territorin e Kosovës, përcjell Insajderi.org

    “#Dita149. Një vikend me lajme të qeta nga Gjilanit si përket përballjes me pandeminë #COVID-19. Por, patrullimi i xhandarëve serbë në Karaçevë, e prishi qetësinë. E kemi 1 të infektuar, 1 të shëruar, 577 të shëruar, 373 të shëruar, 183 raste aktive dhe 21 të vdekur. Mostra në pritje i kemi 99”, ka shkruar Haziri, në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

    Ai ka apeluar te të gjithë qytetarët që ti respektojnë masat mbrojtëse.

    “Apeloj që t’i respektoni masat mbrojtëse, maskat, distancën sociale dhe mbajtjen e higjienës kundër virusit të panjohur. Virusi nuk pyet çka e kush je. Të rrëzon përtoke e të merr me vete nëse nuk ruhesh”, ka thënë Haziri./Insajderi.org

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark