×
  • Lajme
  • Lajme

    Politikani gjerman për Kurtin: Gjatë mandatit të tij si kryeministër e luftoi korrupsionin

    Insajderi
    08 September 2020 - 10:59

    Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është takuar me zëdhënësin e grupit parlamentar të Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë, Nils Schmid.

    Schmid përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se Kurti gjatë kohës sa ka qenë kryeministër është angazhuar bindshëm kundër korrupsionit, përcjell Gazeta Insajderi.

    “Shkëmbime të rëndësishme me Albin Kurtin. Ish-kryeministri i Kosovës dhe kreu i Vetëvendosjes socialdemokrate u angazhua bindshëm për një proces reformues progresiv në mandatin e tij të shkurtër dhe luftoi kundër korrupsionit”, ka shkruar Schmid.

    Tutje politikani gjerman ka thënë se “Ai vazhdon të ketë mbështetjen tonë të plotë”. /Insajderi.org

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark