Çantat e vjeshtës 2020 i përshtaten pandemisë, gjeni modelin tuaj në këto koleksione

Çantat e vjeshtës 2020 i përshtaten pandemisë, gjeni modelin tuaj në këto koleksione

Sezoni i ri dhe pandemia kanë vënë në punë edhe markat e mëdha, edhe emrat më në zë të dizenjatorëve të çantave, të cilët, në propozimet e tyre të reja kanë vendosur të prezantojnë modele jo vetëm të freskëta, por edhe më komode se çdo sezon tjetër.

Është pandemi dhe në një kohë si kjo, kur të gjithë po përpiqemi të shmangim sa më shumë rrezikun e prekjes nga koronavirusi, edhe çantat duhet t’i konsiderojmë aksesorë të sigurt.

Nga pasarelat e vjeshtës 2020, dalluam një sërë trendesh që variojnë në madhësi të ndryshme, stile dhe forma perfekte për vjeshtën. Që nga prerjet mini e deri tek çantat oversize, më poshtë do të gjeni modelet që do qarkullojnë kudo këtë sezon, të cilave duhet t’u kushtoni vëmendje.

Ja pesë trendet më të mëdha të çantave në të cilat vlen të investoni:

Çanta ‘Modern Day Lady’

E kemi ende pak të vështirë kalimin nga veshja casual (p.sh., pantallonat e shkurtra), në një veshje më elegante si kjo, por vjeshta me një ‘çantë zonje’, si stili i “Marc Jacobs” është një mënyrë e shpejtë për të kombinuar çdo veshje casual. ‘Modern Day Lady’ është po kaq e kombinueshme edhe me klasiken dhe eleganten.

Stili “AirPod”

Në ditët kur po përpiqemi të shmangim ndërveprimet njerëzore, gjithçka që na duhet është të mbajmë një çantë stil AirPods. Givenchy është një prej markave që i ka sjellë këto modele mjaft elegante.

Çanta “Shearling”

S’ka asgjë më komode sesa të mbash një çantë pellushi që u shkon palltove tona prej pellushi. Çanta të tilla janë prezantuar nga “Dior”, “Balmain” etj.

‘Hard Shell’

Bottega Veneta sjell çantat e vogla ‘minaudière’ – modele të guximshme, por shumë praktike gjithashtu.

Çanta “Oversized”

Një model që nuk është kurrë jashtë mode dhe, për më tepër, një stil që i shkon vjeshtës. Me hapësirën e mjaftueshme për gjërat e domosdoshme ekstra, si dezinfektant, maska ​​rezervë. Siluetat e mëdha meritojnë çantat oversize.