×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Mbi 5 milionë numri i rasteve të koronavirusit në Indi, rreth 1,300 viktima për një ditë

    Insajderi
    16 September 2020 - 07:14

    Rastet e koronavirusit në Indi e kanë kaluar shifrën e pesë milionëve, duke e testuar seriozisht sistemin e dobët shëndetësor në mijëra fshatra e qytete të varfra të këtij shteti.

    Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar 90,123 raste të reja dhe numri i përgjithshëm i personave të infektuar ka shkuar në 5,020,359, që megjithatë paraqet vetëm 0.35 për qind të popullsisë me rreth 1.4 miliardë banorë.

    Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 1,290 viktima të reja dhe shifra e përgjithshme e të vdekurve nga sëmundja e re në vendin aziatik shkoi në 82,066, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

    India ndodhet e dyta në botë për më së shumti raste të koronavirusit. Në vendin e parë vazhdojnë të qëndrojnë Shtetet e Bashkuara me më shumë se 6.6 persona të infektuar.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark