×
  • Lajme
  • Lajme

    Para, një libër dhe një kryq – Policia e Kosovës jep detajet për gjërat e vjedhura në Kishën e Babimovcit

    Insajderi
    16 September 2020 - 08:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh, ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 1:30 të dyshuar të panjohur, kanë hyrë në një objekt fetar dhe kanë vjedhur një çantë me para, shkruan Gazeta Insajderi.

    Po sipas Policisë, në çantë kishte rreth 120 euro (dinar serb), një libër dhe një kryq.

    “Është raportuar se të dyshuar të panjohur, me forcë kanë depërtuar në objektin fetar, me ç ‘rast kanë vjedhur një çantë me para (dinar serb), vlerë rreth 120 euro, një libër dhe një kryq. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e PK-së.

    Po për këtë rast, gjatë mëngjesit të sotëm kanë raportuar edhe mediat serbe.

    “Serbët të nervozuar, dikush hyri brenda kishës në Babimoc”, ishte titulli kryesor sot nëpër mediat serbe, të cilat raportojnë se dikush ka demoluar objektet e tyre fetare.

    Sipas tyre, disa hajdutë kanë hyrë në ndërtesën e Kishës Ortodokse Serbie duke hequr grilën metalike nga dritarja, dhe më pas janë futur brenda.

    Çanta e priftit që ishte në kishë u mor me vete dhe rasti u raportua në policinë e Kosovës.

    Ndryshe, rreth 800 serbë dhe 150 shqiptarë jetojnë në Babimoc, një fshat multietnik.

    Lexo edhe:

    Çka ndodhi mbrëmë në Babimovc? – Mediat serbe raportojnë për ‘përdhosje’ të kishës

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark