×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbia po shkel marrëveshjen e CEFTA-s dhe atë të Brukselit

    Insajderi
    16 September 2020 - 08:40

    Oda e Afarizmit të Kosvës  në një takime me me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi kishin dikutuar rreth shqetësimeve të bizneseve për mos përfshirje të shumicës së rekomandimeve në pakon e rimëkëmbjes.

    Shkelja e marrëveshjes së CEFTA-s dhe asaj të Brukeselit nga ana e Serbisë gjatë qarkullimit të mallrave nga Bashkimi Europian transit për në Republikën e Kosovës, po detyruan bizneset e Kosovës që të regjistrohen dhe paguajnë taksa në Serbi,

    Sipas OAK, kjo po ndikon në ngritjen e ҫmimit të produktit, me ҫka po dëmtohet qytetari i Kosovës dhe bizneset e Bashkimit Europian me çka bizneset tona po detyrohen pa dëshirën e tyre të kërkojnë tregje të tjera.

    Një gjë e tillë po ndikon edhe në marrëdhënien e Kosovës me shtetet e Bashkimit Europian si me Gjermaninë, Italinë, Slloveninë, Austrinë, Kroacinë, Holandën…etj. Me këtë rast, OAK do i drejtohet me një letër njoftimi edhe BE-së duke treguar se Serbia nuk është duke respektuar marrëveshjet e nënshkuara deri më tani.

    Lidhur me këtë ҫështje si dhe problemet me Ligjin për Tregti të Brendshme, vendimi për ndalimin e importit të vajit të Palmës, rastin e biznesit Trofta duke mos pasur mundësi të eksportit të peshkut në Maqedoninë e Veriut, rast ky i cili është aktiv për më shumë se një vit dhe ende nuk ka marrë zgjidhje definitive si dhe ҫështjes së vendosjes së flamujve për të gjitha produktet.

    OAK ka ngritur si ҫështje tjetër shqetësuese edhe nevojën që Ligji për Tregti të Brendshme të diskutohet me palët e interesit dhe të shkoj sa më parë në Kuvend, Ligji për investime strategjike dhe heqja e detyrimit për pagesen e TVSH-së për blerjen e lëndës së parë brenda vendit.

    OAK ka shprehur shqetësim se në rast se nuk përkrahet me urgjencë binzesi, zvogëlimi i numrit të punëtorëve do të jetë i pashmangshëm.

    Anëtarët e Bordit Lulzim Begaj dhe Arsim Selmonmusaj kërkuan sqarime shtesë nga Ministri Veseli, rreth vendimit për ndalimin e importit të vajit të palmës si dhe ҫështjes së vendosjes së flamujve në artikuj tek marketet, duke pasur parasysh se taksa tashmë është larguar.

    Ministri Veseli, tha se disa nga kërkesat e tyre tashmë i kanë adresuar dhe janë duke pritur përgjigje. Sa i përket problemeve me transportin e mallrave nëpër Serbi, Ministri theksoi se do të bëjë një reagim institucional për këtë çështje. Përderisa për vendimin e fundit që ndalon përkohësisht importin e vajit të palmës Ministri shpjegoi në detaje se përse është marrë ky vendim i cili gjithsesi është i përkohshëm por ka për qëllim që t’i mbrojë bizneset dhe prodhuesit e përgjegjshëm.

     

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark