×
  • Lajme
  • Lajme

    Takohen Grubi e Tahiri, flasin për çështjen e kufirit Kosovë-Maqedoni

    Insajderi
    16 September 2020 - 12:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Hapja e kufijve ishte një ndër temat për të cilën biseduan në takimin e sotëm zëvendëskryeministri Artan Grubi dhe homologu i tij kosovar, Besnik Tahiri. Gjatë këtij takimi si zgjidhje eventuale për çështjen e kufijve është përmendur modeli i lëvizjes mes Shqipërisë dhe Kosovës.

    “Fqinjësia jonë është e shkëlqyer, Kosova dhe Maqedonia nuk kanë asnjë çështje të hapur. Me Republikën e Kosovës duhet t’i liberalizojmë kufijtë që të mund të lëvizim dhe punojmë më lirshëm duke ndjekur shembullin si Kosova me Shqipërinë”, tha Grubi.

    Edhe zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Tahiri nënvizoi se liberalizimi i kufirit duhet të ndodhë.

    “Biseduam për procesin e integrimit evropian, kërkova ndihmë. Pika e dytë për të cilën biseduam ka të bëj me rrugën Shkup-Bllacë, ne e kemi krye pjesën tonë, mendojmë se ky segment do të lidh edhe më shumë dy vendet tona, përfshi edhe aspektin ekonomik. Tema e tretë ka të bëj me pandeminë. Duhet ta lehtësojmë komunikimin dhe udhëtimin e qytetarëve, qarkullimi të jetë më i lehtë”,  tha Tahiri.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    25 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark