×
  • Lajme
  • Lajme

    Nesër vazhdon dialogu Kosovë-Serbi në Bruksel, Lajçak tregon temat e takimit

    Insajderi
    16 September 2020 - 14:48

    I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka thënë se në takimin e nesërm, temë disktuimi do të jenë pretendimet financiare dhe aranzhimet për komunitetin jo shumicë.

    Lajçak përmes një postimi në Twitter shkroi se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti kanë rënë dakord që ekipi negociator të ndjek këto tema.

    “Presidenti Vuçiq e kryeministri Hoti janë pajtuar që ekipi negociator të ndjekë marrëveshjet për pretendimet financiare dhe aranzhimet për komunitetin jo shumicë. Të dyja temat janë shumë komplekse, për këtë arsye nesër do të diksutojmë për pretendimet financiare dhe aranzhimin për komunitetin jo shumicë në ditët në vijim”, ka shkruar Lajçak. /Insajderi.org

     

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark