×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Mbrëmjet e Lajmeve: z. Thaçi dhe z. Pacolli të pandashëm si Shyhretja dhe Mahmuti

    Insajderi
    21 September 2020 - 18:15

    Një shoqëri e paparë në skenën tonë politike po zhvillohet mes Presidentit të Kosovës, z. Hashim Thaci dhe ish-Presidentit Behgjet Pacolli. Së fundmi ata u panë krah për krah rrugës për Turqi.

    Shoqëria në mes të z. Thaçi dhe z. Pacolli që një kohë të gjatë është komentuar po aq sa shoqëritë që zhvillohen në estradën tonë.
    Duke u nisur nga kjo një shtjellim i shoqërisë së tyre nuk i ka ikur as tek “Mbrëmjet e Lajmeve” ku u sqarua arsyeja e udhëtimit të tyre si dhe analisti gjithpërfshirës Mendim Lahu dha opinionin e tij, citat:
    “Si dy lule që lulëzojnë së bashku. Si dy zogj që cicërojnë së bashku.
    Sikur Batmani dhe Robini, apo sikur Mario dhe Luigji. Majkell Xhekson dhe Scottie Pippen,
    Xavi dhe Iniesta, Albini dhe Glauku, apo apo edhe Shyhretja dhe Mahmuti.”

    Ndër të tjerash ky edicion përmban lajme si: Sa kushtuan pjatat qe thyen gastronomët në shenjë proteste, u dha deklarata e pa dëgjuar më parë trajneri i Manchester United, z. Solskjaer, Fjolla Morina tregon arsyen e mbajtjes së armës.
    Për këto e shumë të tjera ndiqni edicionin më poshtë

    “Mbrëmjet e Lajmeve” është emision satirik i cili ka nisur së fundmi në GjirafaVideo.

    Qëllimi i emisionit është që t’i argëtoj publikun duke satirizuar ngjarjet ditore në vend si ato

    politike dhe sociale.
    “Mbrëmjet e Lajmeve” mund t’i ndiqni çdo natë nga ora 20:10 në GjirafaVideo.com 

     

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark