×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Të paktën 90 balena ngordhin në brigjet e Australisë

    Insajderi
    22 September 2020 - 07:41

    Biologët e marinës kanë vlerësuar se rreth 90 prej 270 balenave, kanë ngordhur në ujërat e cekët, prej kur është raportuar bllokimi i tyre një ditë më parë.

    Operacioni i shpëtimit pritet të marrë disa ditë.

    Përmes disa fotografive është parë një numër i madh i balenave në Portin Macquarie, rreth 200 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit shtetëror, Hobart.

    Balenat e bllokuara janë një lloj i delfinit oqeanik, që rriten deri në shtatë metra gjatësi dhe mund të peshojnë deri në tre tonë.

    Rreth 40 shkencëtarë qeveritarë, 20 zyrtarë policorë, peshkatarë dhe vullnetarë tjerë, janë përfshirë në operacionin e shpëtimit.

    Shkencëtarët nuk e dinë se çfarë nxiti tërheqjen e balenave në breg.

    Daljet e balenave në brigje përbëjnë gjë të zakonshme në këtë rajon, ndonëse diçka e tillë, si më 21 shtator, nuk është parë nga viti 2009./rel.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark