×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Borrell: Ende asnjë marrëveshje mbi sanksionet kundër Bjellorusisë

    Insajderi
    22 September 2020 - 07:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “Ministrat diskutuan çështjen e sanksioneve. Dhe pavarësisht vullnetit të qartë për të miratuar ato sanksione, nuk ishte e mundur të bëhej sot, sepse nuk u arrit unanimiteti i kërkuar”, tha Borrell në një konferencë për media pas takimit të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së.

    Siç tha Borrell, “çështja do të duhet të konsiderohet nga krerët e vendeve dhe qeverive në Këshillin Europian, më vonë këtë javë”.

    Bjellorusia është përfshirë nga protestat masive që kur presidenti Alexander Lukashenko u rizgjodh në zgjedhjet e 9 gushtit, ndërsa kundërshtarët e tij thonë se këto zgjedhje ishin të manipuluara.

    Borrell tha se ”rezultatet e zgjedhjeve në Bjellorusi ishin të falsifikuara” dhe se ”BE nuk i njeh rezultatet e zgjedhjeve presidenciale bjelloruse”./ata.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark