×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Merkel: OKB-ja duhet reformuar

    Insajderi
    22 September 2020 - 08:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    ”Ata që besojnë se mund të funksionojnë më mirë të vetëm e kanë gabim. Mirëqenia jonë është diçka që ne ndajmë, siç ndajmë edhe vuajtjet tona. Jemi një botë e vetme”, shtoi Merkel.

    “Pandemia e koronavirusit është vetëm një shembull që tregon se si problemet globale kërkojnë mirëkuptim dhe bashkëpunim përtej kufijtë kombëtarë dhe në të gjitha nivelet”, shtoi ajo.

    “Kombet e Bashkuara mund të jenë efektive vetëm nëse janë të tillë anëtarët, nëse ata janë të bashkuar. Sidomos kur merren me çështjet më të pakontrollueshme të sigurisë, të tilla si Libia dhe Siria. Prandaj, është thelbësore të bëjmë gjithçka që kemi në fuqinë tonë për të gjetur përgjigje të përbashkëta dhe të praktikueshme”, sugjeroi Merkel.

    ”Këshilli i Sigurimit bllokohet shumë shpesh kur nevojiten vendime të qarta. Nevojiten reforma të thella në OKB”, përfundoi kancelarja./ata.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark