×
  • Lajme
  • Lajme

    Publkimi i “aktakuzës ndaj udhëheqësve të UÇK-së”, hetuesit e Speciales shkojnë në zyrat e veteranëve

    Insajderi
    22 September 2020 - 12:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Hetuesit e Prokurorisë së Specializuar kanë shkuar sot në zyrat e organizatës së veteranëve të luftës, pas publikimit të dosjeve të një aktakuze të pretenduar të Prokurorisë së Hagës ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së.

    Shkuarjen e hetuesve të Prokurorisë së Specializuar dhe marrjen e dosjeve që kishin mbërritur sot në zyrat e OVL së UÇK-së e ka njoftuar avokati i veteranëve të luftës, Tomë Gashi, në një paraqitje për media.

    Gashi ka deklaruar se dosjet e publikuara sot nga OVL e UÇK-së, të cilat përfshijnë një aktakuzë të pretenduar të Prokurorisë së Specializuar ndaj presidentit Hashim Thaçi, tregojnë, mes tjerash, edhe për bashkëpunimin e Gjykatës Speciale me Prokurorinë e Serbisë.

    “Tanimë veç është i ditur bashkëpunimi ndërmjet Prokurorisë së Serbisë dhe Gjykatës Speciale”, ka thënë Gashi.

    Avokati i OVL së UÇK-së ka thënë po ashtu se Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit fare nuk është e involvuar në çështjen e mbërritjes së këtyre materialeve, “sepse do të konsiderohej ndërhyrje në punën e Gjykatës Speciale”.

    Sipas Gashit, Prokuroria e Specializuar do të duhej të identifikonte mënyrën e rrjedhjes së dosjeve të tyre. /Insajderi.org

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark