×
  • Lajme
  • Lajme

    Doris Pack kritike ndaj Thaçit për dekorimin e Grenellit, e quan një show përrallor të trishtuar

    Insajderi
    22 September 2020 - 12:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetja gjermane, Doris Pack ka qenë kritike ndaj presidentit të vendit, Hashim Thaçi për dekorimin me Medalje Presidenciale të Meritave të dërguarin special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

    Pack e ka cilësuar një shfaqje të trishtuar të gjithë ngjarjen e natës së mbrëmshme, shkruan Gazeta Insajderi.

    Këtë e ka bërë përmes një postim në rrjetin social Twitter, ku Pack ka shkruar se kjo është përrallë që është duke e maskuar realitetin e trishtuar dhe për këtë aty është edhe presidenti, Hashim Thaçi, raporton Gazeta Insajderi.

    “Shfaqje dhe përralla që e maskojnë realitetin e trishtuar ku presidenti i Kosovës është aty për to. Patetike, po dhe e trishtuar!”, ka shkruar Pack.

    Presidenti Thaçi gjatë natës së mbrëmshme ka dekoruar Grenellin me dekorat presidenciale siç thotë ai për rolin e tij udhëheqës dhe të pazëvendësueshëm të ShBA-së për zhvillimin e Kosovës.

    “Richard Grenell e dekorova me Medaljen Presidenciale të Meritave. Shpreh mirënjohje të thellë për rolin udhëheqës dhe të pazëvendësueshëm të SHBA-së për liri e zhvillim ekonomik në Kosovë dhe paqe e stabilitet në tërë Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Thaçi. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark