×
  • Lajme
  • Lajme

    Reçica synon njohjen e stazhit të punës për punonjësit e larguar me dhunë gjatë viteve të 90-ta

    Insajderi
    22 September 2020 - 12:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka pritur sot në takim përfaqësuesit të Këshillit Drejtues dhe Sindikatës së Pavarur të Ndërmarrjes Shoqërore Gazetare “Rilindja”.

    Në këtë takim u diskutua lidhur me njohjen e stazhit të punë të viteve të 90-ta, që përfshin edhe punëtorët e kësaj ndërmarrjeje.

    “Përfaqësuesit e Këshillit Drejtues dhe Sindikatës së Pavarur të “Rilindjes” i informova për të gjitha nismat tona reformuese që kemi ndërmarrë, veçmas lidhur me njohjen e stazhit të punës për punonjësit e larguar me dhunë viteve të 90-ta nga pushteti serb, nismë kjo që tashmë ka marrë rrugë, pasi që kemi hartuar plotësim-ndryshimin e ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti, ku parashihet edhe njohja e stazhi në fjalë”, ka shkruar Reçica në Facebook.

    Ministri Reçica shtoi se prioritet i tij është reformat që janë në funksion të rritjes së mirëqenies së qytetarëve të vendit.

    “U jam tejet mirënjohës për gatishmërinë e tyre për të qenë krah nesh në këtë proces, për të shtyrë para reformat që kam ndërmarrë si ministër i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe prioritetet që janë në funksion të rritjes së mirëqenies së qytetarëve të vendit”, ka shtuar ai.

    Gjithashtu, diskutuam edhe për Reformën e përgjithshme pensionale, që në fokus do të ketë adresimin e të gjitha preokupimeve të qytetarëve, punonjësve dhe pensionistëve duke instaluar edhe sistemin e sigurimeve sociale. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark