×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-menaxheri i Qendrës së Karantinës: S’mora asnjë dëshmi për gjendjen e Agon Musliut

    Insajderi
    22 September 2020 - 12:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-menaxher i Qendrës së Karantinës, Valdet Hashani, gjatë raportimit në Komisionin hetimor parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë ka thënë se nuk kishte marrë asnjë dëshmi për gjendjen e Agon Musliut, që vdiq në këtë qendër në muajin maj.

    Hashani sot gjatë raportimit në Komisioni ka thënë se nuk kishte pasur asnjë dokument për të, por ka shtuar se kishte marrë një mesazh nga ish-zëvendësministri i Shëndetësisë, Izet Sadiku dhe se kishin dërguar kërkesë për ekip mjekësor.

    “Më datë 05.03 në orën 4:34 dhe kam adresuar e-mail adresën në SHSKUK ku kam kërkuar trajtim për katër persona, në mesin e tyre ka qenë dhe emri i Agon Musliut, me kërkesë apo një mesazh që e kam marr në viber nga Izet Sadiku. Jo vetëm prej një zëvendësministri, por nga kushdo që kemi marr informacion e kemi dërguar ekipin mjekësorë. Rasti ndodhi dhe na vjen shumë keq që ka ndodh. Mesazhi i Sadikut ishte ‘Të lutem shikoje çështjen e një Agon Musliu, se ka nevojë për psikolog dhe për psikiatër’. Dëshmia, mesazhi gjenden në polici…”, ka thënë Hashani.

    Raportimi i Hashanit në Komision ka zgjatur mbi dy orë raportim.  /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark