×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasada e Amerikës në Kosovë me njoftim për vizitën e djeshme – paralajmëron takime të reja

    Insajderi
    22 September 2020 - 12:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), në Kosovë është deklaruar rreth vizitës së djeshme të delegacionit të qeverisë Trump në Kosovë.

    Përmes një postimi në faqen zyrtare të llogarisë së tyre në Facebook, ambasada e ka cilësuar vizitën e djeshme si të pashembullt, përcjell Gazeta Insajderi.

    “Vizita e djeshme ishte vërtet e pashembullt. 14 anëtarë që përfaqësojnë 6 agjenci të USG vizituan Prishtinën për të nënvizuar angazhimin e Shteteve të Bashkuara ndaj Kosovës, popullit të saj dhe marrëveshjes historike të normalizimit ekonomik të udhëhequr nga Shtëpia e Bardhë midis Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

    Sipas kësaj deklarate ambasada ka njoftuar se gjatë javëve dhe muajve të ardhshëm do të punohet edhe me sektorin privat për zbatimin e plotësishëm të marrëveshjes së Ëashingtonit.

    “Lidhjet më të forta – përmes projekteve të përbashkëta të infrastrukturës, diversifikimit të energjisë, turizmit dhe bashkëpunimit të sektorit privat – do të përkrah investimet dhe do të çojnë në hapjen e mijëra vende pune për të rinjtë. Gjatë javëve dhe muajve të ardhshëm, ne shpresojmë të punojmë me partnerët tanë në qeverinë e Kosovës dhe sektorin privat për të zbatuar plotësisht angazhimet e bëra në marrëveshjen e Uashingtonit”, thuhet në njoftimin e ambasadës së Amerikës. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark